Justin Timberlake befason fansen 88-vjeçare!!! – Lajmi.net
Justin Timberlake befason fansen 88-vjeçare!!!
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 9:15, 17 May 2018
Muajin e kaluar 88 vjeçarja, Nammie ka pranuar biletën për të shkuar në koncertin e Justin Timberlake dhe video me reagimin e saj ka qarkulluar në të gjitha mediat e huaja.

Fansja e flakë e këngëtarit të shumë hiteve mezi ka besuar që bileta që kishte në duar do t’a qonte deri në qendrën Amway në Orlando të Florida-s, aty ku do të performonte Justin, shkruan lajmi.net

”Isha duke menduar se si do të mund t’i kursej paratë për të shkuar” thoshte ajo derisa mbante biletën që i kishin dhuruar mbesat.

Imazhe kanë qarkulluar edhe nga koncerti i mbajtur ku ishin mbledhur një numër tejet i madh njerëzish për ta dëgjuar 37 vjeçarin Justin i cili ndau disa sekonda për ta prezantuar tek turma fansen e tij 88 vjeçare të cilës para të gjithëve i tha ‘Të dua’.

Ai poashtu kishte zgjedhur që të takohej me Nammie edhe në prapaskenë, aty ku janë shkëmbyer shumë përqafime mes tyre./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO