Ju kujtohet Kevini nga “Home Alone”? Kështu duket tani

Të gjithë e kujtojnë filmin e fëmijërisë “Home Alone”, me aktorin në rolin kryesor Macaulay Culkin.

ShowBiz

17/11/2017 23:05

Djaloshi i vogël Kevin, kishte bërë për vete të gjithë në filmin e xhiruar në vitet e 90-ta ku u shfaq si një hero që ia doli mirë nga vështirësitë që i hasi në pushimet larg prindërve, shkruan lajmi.net.

Tashmë Macaulay apo Kevin siç njihet në publik si heroi i fëmijërisë me rolin në “Home Alone”, ka 36 vite dhe duket shumë më ndryshe prej fëmijërisë.

Vite më parë kishte qarkulluar lajmi se Kevin është duke vuajtur nga mbidoza e drogës, të cilat akuza ai i kishte mohuar.

Edhe pse më nuk merret me aktrim, Macaulay mbetet gjithmonë ylli i filmave të fëmijërisë. /Lajmi.net/