Jordania konfirmoi rrëzimin e avionit të saj luftarak në Siri

Ushtria e Jordanisë ka konfirmuar se një aeroplan i saj është rrëzuar në Siri, kurse piloti është zënë rob nga militantët e Shtetit Islamik në qytetin Raqqa.

Bota

24/12/2014 17:53

“Jordania mban përgjegjës grupin dhe mbështetësit e tij për sigurinë dhe jetën e pilotit”, thuhet në deklaratën e ushtrisë së Jordanisë, transmeton REL.

Qendra për meedia në Raqqa, një grup lokal monitorues, ka publikuar disa fotografi që pretendon se paraqesin pilotin e zënë rob.

Grupi xhihadist i Shtetit Islamik ka thënë se e ka rrëzuar aeroplanin.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre arabë kanë nisur sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri në muajin shtator.