Jennifer Garner flet për herë të parë për ndarjen nga Ben Affleck (Foto)

Ishte ndarja që ka bërë më së shumti zhurmë vitin e kaluar.

ShowBiz

27/02/2016 10:44

Prej muajsh hidheshin hipoteza nga më të ndryshmet lidhur me ndarjen e Jennifer Garner nga bashkëshorti Ben Affleck, ndërsa aktorja ka konfirmuar se dadoja nuk ka qënë shkaktarja.

Nëna e tre fëmijëve ka thyer heshtjen për divorcin e saj me Ben Affleck, dhe dadon për të cilën ish bashkëshorti i saj është akuzuar.

Në edicionin e marsit të “Vanity Fair”, aktorja 43-vjeçare flet për herë të parë për Christine Ouzounian, 28 vjeç, për të cilën thotë se nuk ka qënë shkaktarja e fundit e martesës së tyre 10-vjeçare.

“Ne ishim ndarë muaj më parë se të dëgjoja për dadon. Ajo nuk ka lidhje me vendimin tonë për divorc. Nuk ka qënë pjesë e ekuacionit. Gjykim i gabuar? Po”, ka thënë aktorja.

Historia e dados doli në korrik dhe në atë kohë, Ben Affleck e quajti lajmin “plehrë”.

Garner rrëfen se pjesa më e vështirë e historisë ka qënë të flisje me fëmijët e saj për këtë çështje. “Nuk është mirë për fëmijët tuaj që dadoja të zhduket papritur nga jeta e tyre. Më duhet të bëja një bisedë me ta, lidhur me atë që u quajt “skandal”, rrëfen Jennifer. /albeu