Jeni lodhur nga qimet që ju dalin edhe pas deplimit? Ja zgjidhja
Kaq shumë metoda për depilim, kaq shumë këshilla, kaq shumë estetiste dhe sërish nuk mund të shmangim daljen e tyre. Qimet do dalin sërish.
Lifestyle
Megjithatë, ajo që mund të bëjmë është të dëgjojmë disa sekrete sesi të paktën të vonojmë daljen.
- Përdorni një skrab një ditë përpara se të depiloheni Fillojeni aplikimin e skrabit nga kyçet e këmbëve e më pas vazhdoni më tutje.
- Bëni dush përpara se te depiloheni Në këtë mënyrë ju mund të largoni vajrat e lëkurës dhe të hidratoni qimet e padëshiruara. Kjo bën që procesi të thjeshtohet me 60%.
- Aplikoni një masë xheli rruajtjeje më përpara Kështu do merrni disa ditë bonus deri në depilimin e ardhshëm dhe brisku të rrëshqas më lehtë në lëkurë
- Zgjidhni briskun e duhur Është e rëndësishme të zgjidhni një brisk të mirë. Këshillohet të përdorni brisqe të cilat kanë përmbajte xheli në platformën e tyre.
- Përdorni një brisk Ju duhet të zëvendësoni brisqet tuaja me brisqe të reja. Kjo gjë duhet bërë sidomos nëse vini re probleme gjatë depilimit.
- Depilohuni pa ushtruar presion të fortë në lëkurën tuaj Këshillohet të përdorni sa më pak forcë në lëkurën tuaj dhe gjithashtu të depiloheni sipas drejtimit që kanë qimet.
- Vendet më delikate lërini për në fund Pjesa e gjunjëve apo pjesa rreth kyçeve është mirë të lihen për tu depiluar në fund duke qenë se janë dhe vendet më të vështira për tu depiluar.
- Shpëlajeni lëkurën direkt pas depilimit Mos e fërkoni lëkurën fort pas depilimit. Në fillim shpëlajeni dhe më pas jepini kohën e duhur për tu tharë vetë. Në këtë mënyrë lëkura juaj do të shkëlqeje dhe nuk do të acarohet.
- Lyejini këmbët tuaja me vaj trupi Provoni ti lyeni këmbët me vaj koksi i cili i jep shkëlqim lëkurës tuaj dhe e ushqen atë. Mos përdorni asnjëherë parfume apo kremra të fortë direkt pas depilimit sepse do të acaroni lëkurën tuaj