“Jemi çmendurisht të dashuruar”, nënë e bir sfidojnë burgun! (FOTO)

“Ne jemi çmendurisht të dashuruar”. Kjo është deklarata shokuese e një nëne dhe djalit të saj të cilët rrezikojnë burgun për romancën e tyre.

Fun

16/08/2016 08:45

Monica Mares 36 vjeç dhe djali i saj Kalebi Peterson 19 vjeç mund të dënohen me 18 muaj burg për incest. Mares dhe Caleb jetojnë në Clovis të shtetit amerikan New Mexico.

Çifti ka zbuluar se janë tmerrësisht të dashuruar dhe janë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka për të qenë së bashku.

Mares e dha djalin e saj për adoptim kur ishte 16 vjeçe, por ata u takuan përmes Facebook-ut Krishtlindjet e fundit, përpara se romanca e tyre të lulëzonte.

Caleb u kthye në shtëpinë e nënës dhe tregon se ra në dashuri me të për shkak se jo përkujdesej për të. “Unë kurrë nuk kisha askënd që të gatuante për mua ose të me jepte diçka. Ajo doli nga rruga e saj për të më bërë të lumtur,” ka thënë 19-vjeçari për Daily Mail.

“Pas rreth një jave fillova të ndjeja për të dhe mendoj se rashë në dashuri. Ne u takuam në një klub dhe aty u puthëm. Kurrë nuk e kam menduar se do të futemi në telashe për shkak të marrëdhënies sonë. Ne jemi të dy të rritur, “ ka shtuar Caleb.

Ndërsa Mares e cila është nënë e 8 fëmijëve, është shprehur se do të heq dorë prej tyre nëse do t’i duhet të zgjedh mes Caleb dhe fëmijëve.

“Ai është dashuria e jetës sime dhe unë nuk dua ta humbas atë. Asgjë nuk mund të futet mes nesh, as gjykatë, as burg, asgjë”, shprehet ajo.

Ata e bënë publike lidhjen e tyre në përpjekje për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi Tërhejne gjenetike seksuale (GSA). Por pas kësaj, Mares është mbyllur në shtëpi pasi nuk guxon të përballet me fyerjet në rrugë.