‘Jasha Jasha’ dhe 250 mijë klikime për Tingulli Trent

Ende pa bërë 24 orë, kënga më e re nga grupi i Babastars, Tingulli Trent, ka bërë më se 250 mijë shikime në Youtube, duke u shpërndarë dhe dëgjuar gjithandej.

ShowBiz

15/06/2014 22:24

Shumë e kanë pritur që Tingulli Trent do të sjellë një këngë që do të bëhet pretendente serioze për hit të kësaj vere. Dhe fansat nuk janë zhgënjyer.

Me të dalë kënga, të gjithë kanë bërë statuse dhe kanë ngulitur në kokë fjalët ‘Jasha Jasha’. Kënga është klikuar dhe është shpërndarë shumë dhe tani që janë bërë 24 orë, kënga ka mbledhur plot 250 mijë klikime.

‘Jasha’ bëhet kënga më shpejt e klikuar nga të gjitha këngët e lansuara deri më tani për këtë sezonë, dhe presim që në ditët në vijim, javët e madje edhe muajt e verës të dëgjohet gjithandej, e tingujt e kësaj kënge edhe mund të mbesin sinonim i verës 2014.