A janë duke jetuar alienët në një bazë masive në afërsi të “yllit më misterioz në galaktikë”? (Foto)

Astronomët nisën zbulimin nëse është ndërtuar një qytetërim jashtëtokësorësh në hapësirë në një distancë të diellit.

Fun

23/05/2016 12:27

Kjo duket si diçka krejtësisht e pamundur dhe që nuk duhet marrë seriozisht, megjithatë astronomët thonë se nuk ishte shaka kur thanë se një “megastrukturë e huaj”, mund të rrotullohet rreth diellit, transmeton lajmi.net.

Tani një grup i tyre ka filluar të gjejë hollësisht informata për të zgjidhur gjëzën e “yllit misterioz në galaktikë”, e cila ka emrin KIC 8462852, apo shkurtimisht e njohur si Tabby.

Një ekip nga Universiteti Yale ka nisur një ofertë për të fituar 100,000 dollarë, për të siguruar teleskopin për të zgjidhur këtë mister dhe për të shkuar drejt tij.

“Ende nuk ka ndonjë teori që tregon se çfarë qëndron pas këtij ylli të çuditshëm”, shkruan astronomi Tabetha Boyajian, i cili ishte i pari që njoftoi për këtë.

Astronomët e tjera kanë sugjeruar se ky mister mund të shkaktohet nga kometat që kalojnë në frontin e yllit.

Fushata “Kickstarter” deri tani ka grumbulluar 18.784 dollarë dhe ka 25 ditë që kanë mbetur për të shkuar deri atje. /lajmi.net

KIC 8462852

KIC 8462852