Jahjaga nesër në Tiranë, takime me Nishanin, Ramen e Meten

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nesër do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror.

Lajme

09/09/2015 15:25

Jahjaga e cila Shqipërinë e viziton me ftesën e presidentit shqiptarë, Bujar Nishani do të mbërrijë në Presidencë në orën 10:00, kohë kur do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

Sipas agjendës të publikuar nga Zyra  për media e Presidencës së Shqipërisë, Nishani e Jahjaga, do të ketë një takim të përbashkët me presidentin pa praninë e medias; ndërkohë që delegacionet do të kenë një takim në orën 10:30. Në orën 11:20 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.

Jahjaga pritet të takohet edhe me kryeministrin Rama, me kreun e Parlamentit Meta dhe me liderin e opozitës Basha, por ende nuk janë caktuar oraret zyrtare të këtyre takimeve.

Agjenda në Presidencë:

Ora 10:00 -Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Presidencë

Ora 10: 30 Takimi Tet a Tet (Jahjaga-Nishani)

Ora 10:30-Takimi midis dy delegacioneve.

Ora 11:20 -Konferencë e përbashkët për shtyp.