Jahjaga fton Këshillin Kombëtar për Integrim, diskutohet ikja nga vendi

Presidentja Atifete Jahjaga ka njoftuar se të martën do të mbledhë Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, ku do të diskutohen ikjet ilegale, që së fundmi po ndodhin në masë të madhe në Kosovë.

Lajme

12/01/2015 22:49

Në një postim të Presidentes në Facebook, thuhet se ajo ka ftuar këtë këshill për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po sfidohet vendi.

“Nesër, në orën 10:00, kam ftuar takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po sfidohemi si institucione dhe si shoqëri, çështjen e migrimit ilegal. Është përgjegjësia jonë që të kemi një pasqyrë të qartë dhe të gjejmë zgjidhje adekuate”, thuhet në këtë postim.