Jahjaga e popullarizuar në mesin e amerikanëve

Presidentja e Kosovës nuk po pushon fare me aktivitetet e saj gjatë qëndrimit në SHBA. Atifete Jahjaga ka vizituar të enjten edhe Akademinë Ushtarake në West Point, pas disa takimeve që ka pasur me homologë të saj nga bota, duke lobuar për njohjen e shtetit të Kosovës.

Lajme

26/09/2014 01:09

Presidentja ka vizituar të enjten akademinë e njohur ushtarake West Point.

Gjatë vizitës së saj, ajo është takuar me Gjeneral llejtënant Robert L. Caslen Jr.

Sipas njoftimit të “US Military Academy”, Jahjaga u është adresuar kadetëve në Washington Hall dhe u është bashkuar atyre për drekë, transmeton Gazeta Express.