Ja si ti fshini të gjitha gjërat që i keni kërkuar e që Facebook i ruan për ty (FOTO)

Nëse nuk e keni ditur, Facebook i ruan të gjitha gjurmët e çdo lëvizjeje që e bëni ju në platformën e saj, duke përfshirë edhe kërkimin e personave, grupeve apo faqeve të ndryshme.

Fun

30/11/2015 11:46

Me fjalë të tjera, nëse ju e keni kërkuar në Facebook ish të dashurin/dashurën tuaj, atëherë Facebook e ruan emrin e tij/saj derisa ju ta fshini atë.

Prandaj, lajmi.net përmes fotografive më poshtë, ju tregon se si ti fshini ato të dhëna që ndoshta edhe mund të ju shkaktojnë probleme me partnerin e tanishëm.

Sidoqoftë, ndiqni këto hapa:

Klikoni në hapësirën ku mund të kërkoni për njerëzit, vendet apo gjërat e ndryshme, dhe si në foton e më poshtme, klikoni EDIT 

 

Pasi të klikoni EDIT, do të ju hapet një faqe e cila duket si më poshtë, ku edhe mund ti shihni të gjitha gjërat që i keni kërkuar, dhe duke prekur butonin ‘Clear Searches’, të gjitha ato gjëra që i keni kërkuar do të fshihen

/lajmi.net