Ja si të jeni më të lumtur në vitin 2015

Mësoni disa mënyra se si të bëheni më të lumtur gjatë vitit 2015.

Lifestyle

23/12/2014 15:22

Para se të vijë viti i ri dhe para se ta festoni ardhjen e tij, këtu janë disa mënyra që ju mësojnë dhe ju përgatisin se si të jeni më të lumtur gjatë vitit 2015.

Qetësohuni dhe shijoni momentet e shkurtra
Mos jini shumë të zënë për të shijuar ushqimet, për të menduar rreth vetës, për të shikuar diellin teksa perëndon apo për të dëgjuar fjalët e një kënge që e pëlqeni më së shumti.

Ditët tuaja janë të vlefshme dhe ju do duhej që të përfshini në jetën tuaj gjëra dhe njerëz të vlefshëm. Ti nuk mund të jesh kudo në të njëjtën kohë dhe nuk mund të jeni gjithçka për gjithkënd. Zgjidhni çka dhe kush e meriton kohën tuaj dhe lejoni të tjerat të rrjedhin vetë, transmeton Lajmi.net.

Bëhuni më të sinqertë dhe më të hapur
Çka dëshironi që të bëni me jetën tuaj? A jeni i apasionuar pas diçkaje apo e bëni atë thjeshtë vetëm për shkak që shoqëria e kërkon këtë? Ndaloni së bëri gjëra pas të cilave nuk jeni të apasionuar.

Rrezikoni më shumë
Seriozisht. Ngrihu dhe rreziko. Edhe nëse bëni gabime dhe dështoni disa herë nuk është tragjike. Lejo që sfidat të ju ndihmojnë për të ndërtuar karakterin tuaj për shkak që suksesi që do të pasojë do t’ia vlejë më pas, transmeton Lajmi.net.

Vlerësoni rrethin e shoqërisë tuaj
A po i dëgjoni të tjerët kur po kanë probleme por ata nuk po u dëgjojnë juve kur ju keni? A ju mbështesin dhe ju ngritin ata juve moralisht? A ndjeheni se ata interesin e vetëm tek ti e kanë për shkak të zemrës tënde? Mos harro, pesë personat me të cilët e kalon kohën më së shumti e tregojnë atë se çfarë je tek të tjerët.

Kupto se e kaluara nuk mund të ndryshohet
Ndalo së menduari për të kaluarën dhe për atë se si do të rridhnin gjërat nëse do të kishit bërë apo nuk do të kishit bërë atë për të cilën pendoheni. Nëse keni gabuar apo nuk ka shkuar mirë, është për shkak të një arsyeje. Merre mësimin nga ajo dhe ndjehuni rehat duke e ditur se ajo çfarë keni dashur për vetën do të vijë në kohën e duhur.

Gjej kohë për ta ndihmuar dikë që ka nevojë
Dëgjoi problemet e dikujt që ka dhe jepi mbështetje. Kurrë nuk e dini se kur do të mund të keni nevojë njëjtë si personi i cili është duke pasur nevojë për ty.

Mos gjej justifikime për të mos e bërë ëndrrën tuaj realitet
Nëse të tjerët nuk mund ta bëjnë, ju ndoshta do të mundeni. Disa vite më vonë, ju do të zhgënjeheni me vetën tuaj për gjithë kohën që e keni shpenzuar dhe do të pendoheni për atë që nuk keni provuar që ta realizoni ëndrrën tuaj jetësore.

Bëhu i lumtur për të tjerët
Të jesh xheloz apo një i lumtur i rremë është keq. Bëhu i lumtur për sukseset e të tjerëve për shkak që do të dëshironi që edhe të tjerët të jenë të lumtur për ty kur ju i ndani lajmet e mira me ta.

Ndalo së ankuari
Të jesh beqar është më mirë se të mos jesh i lumtur, dhe të punosh 80 orë në javë duke bërë atë e do është më mirë se të punosh tetë orë në javë duke e bërë atë që e urren.

Respektoje privatësinë tënde
Mbaj disa gjëra për vete. Jo gjithkush ka nevojë që të dijë çdo detaj për marrëdhënien tuaj apo për punën – edhe nëse ata janë familjarë dhe shokë. Shijoj disa momente të caktuara pavarësisht nga dëshira e djegur për t’ia treguar ato të tjerëve, transmeton Lajmi.net.

Jeto sipas qëllimit tënd
Mos i ndiq turmat. Të provosh për t’i imituar të tjerët do të të pengojë nga rruga e veçantë të cilën ke menduar ta marrësh. Frymëzohu nga një udhëtim dhe vendose atë energji në atë se çfarë dëshiron të jesh.