Ja si reagon trupi jonë pas konsumimit të pijeve energjike

Në ditët e sotme për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të tjera, njerëzit nuk flenë në mënyrë të mjaftueshme.

Lifestyle

25/02/2016 20:38

Kjo është arsyeja pse ata ndihen gjatë gjithë kohës të lodhur e të përgjumur.

Përveç kafes, konsumimi i një pije energjike në këto raste është bërë rutina e thuajse të gjithëve.

Sipas disa studimeve të bëra kohëve të fundit, thuhet se, pijet energjike mund të ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare, në tru etj. Është e vërtetë se për momentin mund të ndiheni të gjallëruar, thonë studiuesit, por më pas do të keni disa simptoma si:

Ankth

Lodhje

kronike

Tension të lartë

Stres

Çrregullime në koagulimin e gjakut

Rritje të rrahjeve të zemrës

Ndjeshmëri ndaj kafeinës etj

Nuk duhet të pini kurrsesi pije energjike nëse jeni shtatzënë, vuani nga tensioni i lartë i gjakut, apo sëmundjet kardiovaskulare.

Në këto raste, furnizojeni trurin me Yndyrna të shëndetshme Omega­3 dhe do të ndiheni më të gjallëruar.