Ja si në Kosovë vidhen ndihmat e mbledhura për Serbinë (Video)
Njëzetvjeçari M.R. në një ndejë bamirësie në Graçanicë, duket se piu shumë dhe bashkë me miqtë e tij, tentoi të bëjë një “shaka”. Megjithatë pas lansimit të videos në YouTube, kjo doli të ishte “shaka” e dështuar.
Lajme
Në rrjetin social YouTube, është postuar një video nga një ndejë bamirësie në një diskotekë në Graçanicë, ku po mblidheshin ndihma për viktimat e zonave të prekura nga vërshimet në Serbi.
Aty shihet se si një i ri “vjedh” në paketim me sheqer.
Momenti u regjistrua nga kamerat e sigurisë dhe dikush e postoi videon në YouTube.
Por siç transmetojnë mediat serbe, e gjitha ishte një tentim shakaje, pas alkoolit të shumtë të konsumuar atë natë.
Megjithatë, shaka doli të jetë e dështuar pasi veprimi i të riut u bë temë kryesore diskutimi, jo vetëm në Graçanicë.
Ky i ri duket se për disa ditë është detyruar të mbyllet në shtëpi.