Ja si erdhi deri të shpërthimi në KEK (Video)

Shpërthimi në TEC-in e Obliqit dyshohet se ka ardhur nga një problem i shkaktuar në pjesën e prodhimit të hidrogjenit, i cili shërben për ftohjen e gjeneratorit. 

Lajme

06/06/2014 21:21

Prodhimi i energjisë në TEC nis nga djegia e qymyrit, i cili ngroh ujin që shndërrohet në avull e më pas ky avull kalon në turbinë duke e vënë atë në lëvizje e më pas rotorin e gjeneratorit që çliron energji elektrike. 

Shpërthimi ka ndodhur në zonën e prodhimit të hidrogjenit për ftohjen e gjeneratorit, por në distancë  nga salla nga ku ndodhet ky gjenerator. 

Aty ka një motor, i cili bën ndarjen. Merr oksigjenin e lëngshëm dhe nxjerr hidrogjenin prej tij dhe atë hidrogjen përmes tubave e dërgojnë tek gjeneratori për ftohjen e tij. 

Në këtë zonë ndodhen disa bombola të mbushura me hidrogjen dhe dyshohet se pikërisht në një hallkë të këtij sektori ka ndodhur dhe avaria që solli dhe shpërthimin e fuqishëm. (Top Channel)