Ja si duhet të shlyeni përgjithmonë të dhënat nga kompjuteri

Edhe pse një formatizim i thjeshtë shlyen të dhënat dhe liron hapësirën në diskun e ngurtë (hard disc), megjithatë gjurmët e atyre të dhënave mbesin. Kjo u mundëson piratëve kibernetikë dhe profesionistëve të kësaj fushe, që përmes softuerëve të veçantë në mënyrë të lehtë të rikthejnë informacionet, dhe të shohin gjithçka që keni ruajtur në kompjuter.

Auto & Tek

18/06/2015 17:15

Megjithatë, nëse dëshironi të shlyeni të dhënat në mënyrë që ato përgjithmonë të zhduken dhe askush të mos mund ti rikthejë, duhet këtë gjë ta bëni në mënyrë të veçantë.

Para se gjithash, është e rëndësishme ti bëni backup të dhënave të cilat dëshironi ti ruani, pasi në momentin që të filloni me procedurën, ato përgjithmonë do të shlyhen. Kështu që më së miri është që ti ruani fajllat në një disk të jashtëm (external hard disc) apo në flesh memorie (flash memory).

Për ti shlyer përgjithmonë të dhënat nga disku i ngurtë, duhet të përdorni një program special.  Edhe pse në internet ekzistojnë një gamë e gjerë e “data destruction” programeve, më i popullarizuari në mesin e tyre është DBAN të cilin mund ta shkarkoni këtu http://www.dban.org/download

Hapi i ardhshëm është që programin e shkarkuar ta shndërroni në fajll bootable, të cilin më pas mund ta fusni në CD apo flesh memorie. Procesi i krijimit të bootable fajllit është shumë i thjeshtë. Ju propozojmë që për këtë të përdorni programin Rufus (që mund ta shkarkoni këtu https://rufus.akeo.ie), i cili është shumë i lehtë për tu përdorur.

Në rast se nuk dini të krijoni një bootable fajll, shikojeni këtë video:

YouTube player

Pasi që ta keni mbushur flesh memorien apo CD-në me fajllin e nevojshëm, është e domosdoshme të ristartoni kompjuterin dhe të filloni punën me programin.

Instruksionet hap pas hapi si të shlyeni përgjithmonë të dhënat nga disku i juaj i ngurtë mund ta shikoni në këtë video:

YouTube player