Ja si duhet të bëhet pastrimi i duarve sipas mjeksisë

Një studim i ri tregon se pastrimi i duarve që ne e aplikojmë zakonisht është shumë i dobët.

Lifestyle

22/04/2016 00:35

Hulumtuesit këtë javë kanë dalur me një studim të ri dhe më efikas në pastrimin e duhur të duarve për shëndet më të mirë, përcjell lajmi.net

Spitali i Epidemiologjisë e ka përkrahur metodën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilen duhet aplikuar në pastrimin e duarve.

“Metoda me hapat që duhet ndjekur ndoshta merr kohë më shumë por është 21% më efikase sesa metodat tjera për mbrojtjen nga bakteret dhe ruajtjen e pastërtisë” është shprehur njëri nga studiuesit.

Këto janë 6 hapat që nuk duhet neglizhuar derisa jemi duke i pastruar duart:

1. Aplikoni pastën për pastrimin e duarve.

2. Bashkoni pëllëmbët e duarve dhe pastaj me njëren pëllëmbë pastroni shpinën e dorës dhe përsëriteni tek dora tjetër.

3. Bashkoni gishtat dhe pëllëmbët e duarve duke i lëvizur.

4. Kryqëzoni gishtat dhe i lëvizni në anën e kundërt.

5. Së fundmi, fshini gishtat e secilës dorë me pëllëmbën e dorës tjetër.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se kjo metodë ka zvogluar në masë të madhe infeksionet e duarve tek përsonat që është bërë hulumtimi për një kohë të shkurtë./lajmi.net