Ja se si kamioni nëntë tonësh “fluturon” 50 metra (Foto/Video)

Greg Godfrey ka vendosur një rekord të ri botëror në Booth të Montanas. Me një kamion të rëndë prej nëntë tonësh, ka arritur të kapërcej pengesën prej 50 metrave, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm i cili ishte 20 metra, shkruan "DailyMail".

Fun

27/07/2015 17:09

kamioni 1Tentimin e tij të guximshëm e kanë ndjekur për së afërmi mbi 2 mijë njerëz, kurse kërcimi i kryer me sukses është pritur me entuziazëm të madh, transmeton lajmi.net.

kamioni 3Godfrey ishte nisur me një shpejtësi prej 112 kilometra në orë, kur edhe u shkëput nga kërcimorja, kurse prekjen e tokës thotë se do ta mbajë në mend gjithë jetën.

kamioni 4“Kontakti me tokën ishte aq i fortë, sa që ende nuk i besoja vetes se nuk jam i lënduar”, ka deklaruar Greg pas kërcimit.

YouTube player