Ja se si i shpëton vdekjes për një fije floku (Video)

Një motoçiklistë duket se ka arsye të festojë pse është ende gjallë, pasi ai për një fije flokë i ka shpëtuar vdekjes derisa po ngiste motoçikletën e tij e cila në fund u përplas me një kamion, shkruan Mirror.

Fun

25/10/2015 16:42

Kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit Qiyuan të Kinës, kanë arritur të regjistrojnë momentin tmerrues kur djaloshi që po ngiste motoçikletën përplaset me një kamion, por që fatmirësisht shpëton as edhe pa ndonjë lëndim më të voglin, transmeton lajmi.net.

Ende nuk dihen arsyet se përse djaloshi nxitoi të kyçet në rrugën kryesore pa shikuar, anash, ndërsa në polici kanë bërë të ditur se djaloshi me motoçikletë nuk ishte nën ndikim të alkoolit apo drogës, por thjesht këtë gjest e ka bërë nga pakujdesia. (lajmi.net)

YouTube player