I hidhëruar me përfaqësuesit e Mercedesit, shkatërron veturën e 150 mijë funtave (Video)

Një njeri tejet i hidhëruar është fotografuar duke goditur me shkop të golfit veturën e tij të re të tipit Mercedes Benz, që kap vlerën e 150 mijë funteve, shkruan “TheSun”.

Fun

15/09/2015 10:58

Në një video e postuar në YouTube, shihet se si një burrë merr shkopin e golfit dhe pandërprerë godet veturën e tij në të gjitha anët, duke filluar nga dritat e deri tek dritaret, transmeton lajmi.net.

Sipas medieve lokale koreane, ky burrë ishte zemëruar me përfaqësuesit e Mercedes, të cilët kishin refuzuar ti ndërrojnë veturën që kishte probleme teknike, përkundër faktit që e kishte blerë të re.

Burri i zemëruar i cili e ka bashkëshorten shtatzënë, besonte se kjo veturë është e pasigurt për bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të ardhshëm, pasi ajo kishte probleme teknike. (lajmi.net)

YouTube player