Ja sa pritet të fitojë Samsung nga smartphoni i ri i palosshëm

Samsung Galaxy FOLD është jashtëzakonisht i shtrenjtë, jo vetëm për konsumatorin, por edhe për Samsung vetë.

Auto & Tek

14/12/2018 20:53

Sipas një raporti nga Agjencia koreane e CGS CIMB smartphoni i palosshëm do të kushtojë rreth 640 $ në prodhim, transmeton lajmi.net.

Me një çmim minimal të shitjes prej 1700 dollarë, kompania do të ketë ende një diferencë prej rreth 65 përqind, e cila është kështu më e lartë se ajo e Samsung Galaxy S9. Megjithatë, fatura nuk merr parasysh kostot e hulumtimit dhe zhvillimit dhe marketingut.

Megjithatë, sipas CGS-CIMB, prodhuesit nuk do të jenë në gjendje të mbajnë çmime të tilla për një kohë të gjatë. Tashmë në vitin 2022 pritet të dalin në treg smartphone me çmime më të lira, duke filluar nga 1300 dollarë amerikanë. /Lajmi.net/