Ja sa mbështetje morën kandidatët që do garojnë për komuna

Në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit që u mbajtën e Kosovës, kandidat për deputet ishin edhe emra për të cilët është diskutuar, por edhe ata vet deklaruan se do të kandidojnë, disa për tyre edhe do të rikandidojnë për kryetar të komunave përkatëse.

Lajme

01/07/2017 16:17

Nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dje (e enjte) nga KQZ, lajmi.net ka bërë një përmbledhje se sa janë votuar kandidatët që pretendohet që do të kandidojnë/rikandidojnë për komuna, shkruan lajmi.net.

Meqenëse se mori përkrahje të mjaftueshme për të zotëruar postin e deputetit, kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti do ta braktisë pasi do të rikandidojë edhe për një mandat në këtë komunë. Ahmeti në komunën e Prishtinës ka marr gjithsej 20.901, ndërsa në zgjedhje lokale të 2013 kishte marr 27.415.

Të njëjtin fat e pret edhe Lumir Abdixhikun, i cili do është thënë se do të jetë kandidat i LDK-së për Prishtinë, ndonëse kjo ende nuk është konfirmuar nga ai. Abdixhiku ka grumbulluar 8,580 vota në komunën e Prishtinës.

Ende mbete pikëpyetje nëse Mimoza Kusari-Lila do të rikandidojë në zgjedhjet lokale në Gjakovë, kjo do të qartësohet pasi të formohet qeveria. Sido qoftë, Kusari Lila në zgjedhjet nacionale në komunën e saj ka marr përkrahjen e 4.760, ndërsa në vitin 2013, në zgjedhjet lokale kishte 10.066.

Daut Haradinaj është deklaruar se do të jetë kandidat i AAK-së për Deçan, ai ka marr gjithsej 9.133 vota nga deçanasit.

Edhe Zafir Berisha ka siguruar ulëse në Kuvend, por duket ta lë atë, pasi Nisma do të ketë kandidat për kryetar të Prizrenit. Berisha në zgjedhjet e 11 qershorit ka grumbulluat 4.168 vota.

Agim Bahtiri nuk ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvend pasi nuk mori vota të mjaftueshme, por sido qoftë ai do të rikandidojë edhe për një mandat në Mitrovicë. Ndonëse vendi që e udhëheq nuk është se e përkrahu mjaftueshëm në zgjedhjet e fundi pasi ai mori vetëm 2.221 vota.

Zenun Pajaziti në Gjilan mori mbështetjen e 5.012 votuesve. Ky është folur se do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit nga LDK.

Kohën e  fundit është komentuar kandidimi i mundshëm i Aida Dërgutit për komunën e Vushtrrisë, ndonëse lajmi.net ka tentuar të flas me të mbi këtë çështje, ajo nuk ka qenë e qasshme. Dërguti në Vushtrri ka marrë 5.714 vota.

Labinot Tahiri do të jetë kandidat i AKR-së për Ferizaj, pra, do të heq dorë nga posti i deputetit që ju besua nga qytetarët. Tahiri në Ferizaj në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit mori 8.075 vota.

Agim Aliu nga PDK, i cili do të kandidojë për kryetar të Ferizajt, i cili ka marr 8.940 vota. /Lajmi.net/