Ja sa i mirë është iPhone: Bie nga 2,000m dhe ende punon njëjtë

Me ndihmën e një aplikacioni, iPhone ishte gjurmuar pasi ishte hedhur nga një lartësi prej 2,000m nga një aeroplan i vogël.

Auto & Tek

04/08/2015 12:29

Qëndrueshmëria e iPhone është vënë shpesh në pikëpyetje. Qoftë nëse është fjala për baterinë apo ekranin e dobët, pronarët e iPhone shpesh janë përballur me përqeshje të pajisjeve të tyre.

Por, një tregim nga Teksasi duket të jetë një befasi për të gjithë. Ben Wilson e lëshoi poshtë iPhone-in e tij nga aeroplani në një lartësi prej 2,000m. Sidoqoftë, ai jo vetëm qe e gjeti atë përsëri, por iPhone punonte ende, transmeton Lajmi.net.

The Times Record raporton se presioni i madh ajrit në avionin e vogël bëri që të hapeshin tri vrima të vogla në derë. Kjo ishte e gjitha çfarë nevojitej që iPhone t’i rrëshqiste nga dora atij.

Pasi ai u brengos shumë se nuk do ta gjente më atë, një mik i Wilson përdori aplikacionin ‘Find My iPhone’ për ta gjetur atë dhe e gjeti.

screen_2878387b

iPhone punonte në mënyrë të njëjtë, vetëm se ekrani i ishte krisur. (Lajmi.net)