Ja sa fitojnë në një sekond gjigantët e teknologjisë

Gjigantët e teknologjisë si “Apple”, “Alphabet”, “Microsoft” apo “Facebook” fitojnë shuma marramendëse në vetëm një sekond.

Auto & Tek

07/02/2016 15:09

Këto kompani kanë arritur të kalojnë edhe rivalët më të afërt, kompanitë e naftës, përcjell “Krokodili.com”.

Grafiku i mëposhtëm tregon në kohë reale se sa para fitojnë gjigantët e internetit në vetëm një sekond.

Të gjitha së bashku ato fitojnë më shumë se 2000 dollarë në sekondë, ose mbi 140 mijë dollarë në minut.

Sigurisht, jo të gjitha kompanitë fitojnë njësoj, pasi 50 për qind të këtyre parave i fiton vetëm “Apple”-i.

“Twitter”-i, “Pandora” dhe “Yelp”-i janë në ngjyrë të kuqe, duke qenë se ndodhen në krizë financiare./shekulli