Ja pse shoqërueset e nuses veshin fustane të njëjtë

Për shumë nga ne, zgjojnë kureshtje fustanet e njëjta të shoqëruesve të nuses dhe domethënien që mund ta kenë ata.

Lifestyle

27/08/2016 11:01

Por si ka lindur kjo traditë?

Në epokën romake, shoqërueset vishnin të njëjtin fustan me nusen, për të krijuar një “ushtri të pathyeshme”, që luftonte frymët e liga, të cilat përpiqeshin të hynin si pengesë në lumturinë e çiftit.

Më vonë, në epokën viktoriane, kjo traditë filloi të zbehej, sepse paragjykimet dhe mendimet për kërcënimin nga shpirtrat demonikë u mposhtën, kështu që shoqërueset filluan të ndryshonin modelet e tyre.

Por, edhe në ditët e sotme, pas aq shumë kohe, shoqërueset e nuses bëjnë çdo gjë për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë mirë për nusen, andaj kjo dëshmon se është rikthyer kjo traditë e vjetër.