Ja pse nuk duhet të pini cigare gjatë ngasjes së veturës (Video)

Për shkak të varësisë nga nikotina një grua ka mundur të humb jetën. Një grua nga qyteti Velikiye Luki i Rusisë, gjatë ngasjes së veturës kishte ndjerë një erë të çuditshme në makinë, duke mos e ditur se çfarë është duke ndodhur. Dhe pas disa sekondave kishte vendosur të ndezë një cigare, që i mjaftoi që gjithçka rreth saj të kaplohet nga flaka , shkruan “Daily Mail”.

Fun

28/07/2015 12:08

Sipas raportit të zjarrfikësve, besohet se kishte filluar ti rrjedh gazi nga rezervuari i makinës duke i depërtuar kështu brenda kabinës së shoferit, por ajo këtë gjë nuk e kishte kuptuar me kohë që edhe i kushtoi shtrenjtë, transmeton lajmi.net.

flaka 2Ajo ende pa e ndezur mirë cigaren u kaplua nga zjarri, por fatmirësisht ka arritur të dalë e gjallë nga vetura dhe të ikë sa më larg nga frika se mund të eksplodojë.

YouTube player