Ja pse duhet të konsumoni tre kafe në ditë

Tre kafe në ditë ulin rrezikun për tu prekur nga dementia, (një lloj sëmundje mendore që nënkupton dëmtimin dhe prekjen fizike të trurit), sipas shkencëtarëve.

Lifestyle

30/11/2016 21:26

Konsumi i kontrolluar i kafeinës parandalon formimin e gjendrave toksike në tru që lidhen me sëmundjen e Alzheimer.

Por një raport i ri tregon se konsumi i kafes për një kohë të gjatë ndihmon për të furnizuar trupin me antioksidante të fuqishëm që rregullojnë funksionin njohës.

Gjithashtu, kafja parandalon sëmundjen e Parkinson dhe çrregullime të tjera neurologjike, zbuloi një analizë e realizuar nga gjashtë prej kompanive më të mëdha në Europë të prodhimit të saj, (illycaffè, Jacobs Douwe Egberts, Lavazza, Nestlé, Paulig, dhe Tchibo).