Ja nga sa milionë përdorues të rinj fituan Snapchat dhe Instagram

Snapchat fitoi 8 milionë përdorues të rinj në tre mujorin e parë të 2017-ës duke e dërguar audiencën ditore në 166 milion.

Auto & Tek

12/05/2017 15:29

Vlera e aksioneve të Snapchat ra me 20% ditën e enjte, pasi kompania publikoi një raport të parë financiar zhgënjyes që kur doli në bursë gjatë muajit mars, njofton PCWorld.al.

Kompania humbi pritshmërinë e analistëve jo vetëm në të ardhura, por edhe në rritjen e numrit të përdoruesve duke hedhur dyshime mbi një sukses të mundshëm në të ardhmen.

Snapchat fitoi 8 milionë përdorues të rinj në tre mujorin e parë të 2017-ës, duke e dërguar audiencën ditore në 166 milionë.

Rritja e Snapchat duket edhe më pak shpresëdhënëse nëse shohim statistikat e Instagram-it, i cili u rrit me 50 milionë përdorues të rinj në tre muaj.