Ja kjo është foto e vitit

Shqipëria sot ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama, e ka postuar një foto në Facebook, ku shihen flamujt e vendeve anëtare të BE-së, ai i unionit dhe flamuri i Shqipërisë. 

Lajme

24/06/2014 14:27

Rama i cili thuajse çdo ditë poston nga një foto në rrjetet sociale, ku më të veçantën e emëron si foto të ditës, sot ka postuar atë të vitit. 

Përzgjedhjen e fotos duket ta ketë pasur më lehtë se çdo herë tjetër.

Shqipëria nga sot është vend kandiat për anëtarësim në BE dhe kjo foto s’do të kishte kuptim të ishte tjetër, përveçse e tillë që lidhet me këtë ngjarje të madhe për vendin. (lajmi.net)