Ja çka kërkon Edi Rama nga shqiptarët që kanë emigruar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përshëndeti nga Elbasani të gjitha ata që e dëgjojnë në paraqitjen e tij të fundjavës në “Facebook”.

Lajme

28/05/2017 18:55

Rama kërkoi nga shqiptarët që kanë emigruar në vendet tjera, që ta mbështesin Partinë Socialite.

“Kjo nuk është një betejë për fanelat e partive, por për flamurin kuqezi të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, që për ju në emigracion është krenari, mall dhe dhimbje. Për flamurin kuqezi, që duhet dhe do ta ngulim në oborrin e Evropës së Bashkuar, ama nëse bëhemi bashkë më shumë se kurrë më parë, duke lënë pas flamujt e partive që na ndajnë. Për mua 25 Qershori duhet të bëhet dita jonë kuqezi, dita e shqiptarëve që nuk ndahen majtas e djathtas, por bëhen një bashkim dhe energji e madhe për ta bërë të fluturojë më lart shqiponjën dykrenare. Prandaj ju lutem, ngrijeni telefoni, flisni me farefisin, fqinjët, të njohurit këtu në Shqipëri. Bëjini 10 vota të sigurta me për Shqipërinë që duam me shtet dhe mirëqënie” wshtw shprehur Rama.

Sipas Ramës, kjo është hera e fundit që emigrantët shqiptarë nuk do të kenë mundësi të votojnë nga vendet ku jetojnë dhe punojnë.