Ja cilat femra preferohen më së shumti nga meshkujt

Studimet tregojnë se femrat me fytyra “të thjeshta” pëlqehen më shumë.

Lifestyle

30/03/2016 20:11

Meshkujve iu kërkua të bënin një vlerësim të fytyrave të femrave dhe rezultati ishte se femrat me fytyrat më të “thjeshta” pëlqeheshin më tepër.

 Sipas studiuesve, kjo ndodh sepse truri e ka më të thjeshtë ta perceptojë një fytyrë të thjeshtë dhe për këtë arsye bëhet më e pëlqyeshme.

Fytyrat simetrike, me tipare të rregullta, pa ekzagjerime, janë fytyrat më të pëlqyera duke qënë se japin ndjesinë e pozitivitetit dhe janë më familjare për trurin tonë.

Studimet tregojnë gjithashtu faktin që pjesën më të madhe të kohës, është truri jonë që bën përzgjedhjen se kë do të pëlqejmë dhe nganjëherë pamja e personit mund të mos ketë fare rëndësi për sa kohë trurit tonë i duket më e pëlqyeshme