Ja çfarë thotë Marina për këngën e re të Getit (Foto)

Lideri i Babastars, Getoar Selimi si dhe anëtarët e tjerë të këtij labeli, kanë publikuar dje projektin e tyre të përbashkët 'High4 real'.

ShowBiz

23/07/2017 08:30

Kënga e paralajmëruar shumë kohë më parë, u lansua dje bashkë me videoklip, shkruan lajmi.net.

Ndër komenetet e para që Geti ka marrë për këtë projekt, ishte edhe ai i partneres së tij, Marina Vjollca.

Në rrjetin social Instagram, Marina ka postuar një foto nga klipi, duke e cilësuar atë ‘hit’ të vërtetë.

“BABASTARS- High4Real ??? #hit #hit #hit” shkruan Marina në profilin e saj, ndërsa komente të shumta i erdhën sipër këtij postimi, disa prej tyre ia përmendnin kundërshtarin e tyre, OTR. /Lajmi.net/