Ja çfarë përfitoni nëse hani bukë ngadalë

Të paktë janë ata që e konsumojnë ushqimin ngadalë edhe pse të gjithë e dimë se është e shëndetshme të hahet ngadalë sesa të nxitojmë për të mbaruar ngrënien.

Lifestyle

25/10/2014 19:59

Ja disa të mira që ndoshta do t’ju bindin për të ulur shpejtësinë e ngrënies:

Të konsumosh ushqimin ngadalë për të ngrënë më pak
Në rast se hahet ngadalë, i jepet trupit mundësia për të kapur sinjalin e ngopjes që na e dërgon truri. Thuhet se ky sinjal kërkon 15 deri në 20 minuta kohë për t’u dhënë. Por zakonisht ne e boshatisim pjatën shumë më shpejt se kaq dhe kur ndjehemi të ngopur, është tepër vonë. Duke u kushtuar ngrënjeve tona 25 deri në 30 minuta kohë, ngopja ndjehet në kohë. Sipas disa studimeve të kohëve të fundit, ngrënia e shpejtë shton rreziqet e obezitetit, transmeton Lajmi.net.

Të konsumosh ushqimin ngadalë për të shuar urinë
Duke ngrënë me qetësi, i japim kohë vetes të dëgjojmë sinjalet që na dërgon trupi. Kështu që, duke mësuar të dëgjojmë këto sinjale bazë, ndoshta do ta kuptojmë, për shembull, që mund të shtyhet ora e ngrënies së mëngjesit, që kemi nevojë për një ngrënie të lehtë përpara mesditës, që i ngarkojmë së tepërmi pjatat tona.

Të konsumosh ushqimin ngadalë për të përmirësuar tretjen
Tretja fillon në gojë, me veprimin e pështymës. Duke ngrënë ngadalë, ushqimet përtypen më mirë dhe hamë në qetësi. Përtypja dhe qetësia janë dy faktorë që përmirësojnë tretjen e ushqimit