Ja çfarë përfitime shëndetësore keni nga gështenjat

Gështenjat janë një frut tipik i stinës së vjeshtës. Ato përgatiten në shumë mënyra dhe kanë shumë vitamina dhe acid folik. Ja një udhëzim mbi këtë frut të shijshëm.

Lifestyle

22/11/2014 20:20

Gështenjat janë njëri ndër ushqimet të cilat janë të pasura me shumë të mira shëndetësore. Mund të konsumohen të freskëta, të thara apo të pjekura, në mënyra të ndryshme duke i sjellë organizmit substanca të çmuara.

Gështenjat janë t[ formuara nga 50% ujë, 45% karbohidrate dhe pjesa tjetër e mbetur është e përbërë nga yndyrna polisaturne, proteina, fibra dhe minerale të çmuara si zinku dhe kalciumi, transmeton Lajmi.net. Gështenjat janë një burim i mrekullueshëm vitaminash B1 dhe B2 por edhe me acidit folik.

Ndër aminoacidet prezente në brendësinë e këtij fruti të shijshëm gjendet edhe acidi glutaminik. Nëse dëshironi të përftoni të gjitha këto substanca duhet t’i konsumoni ato të freskëta.