Ja çfarë ndodhë kur mbështeteni në veturën e huaj! (Video)

Një video e publikuar së fundmi në internet tregon më së miri se nuk duhet të mbështetemi në veturat e huaja e në veçanti të atyre që i kanë për zemër dhe që çdo minutë të jetës e kalojnë duke menduar se si nesër do ta pastrojnë veturën e tyre.

Fun

24/06/2015 23:21

Në videon e shumëpërfolur që pas postimit ka arritur të marrë mbi 70.000 klikime, shihet një vajzë duke biseduar me miqtë e saj, dhe duke mos ditur se vetura që qëndron para saj është e ndezur, ajo vendosë të mbështetet në të, raporton Mirror.

Por pasi që pronari i veturës vendosi të ik nga vendi ku po qëndronin të rinjtë, ajo përplaset për toke duke menduar se vetura po vazhdon të qëndroj aty, transmeton lajmi.net.

Dhe ajo çfarë e bën më interesant këtë ngjarje është fakti që vajza edhe pas përplasjes vazhdon bisedën me miqtë thuajse nuk kishte ndodhur asgjë.

https://www.youtube.com/watch?v=HbcE6X0sQ8w