Nëse opozitarët braktisin postin e deputetit, ulëset i takojnë koalicionit PDK-LDK

Albert Krasniqi, monitorues i Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka shpjeguar se çfarë do të ndodhte sikur të gjithë deputetët e Opozitës do të ndiqnin shembullin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, për të lënë mandatin e deputetit.

Lajme

20/02/2016 00:12

“Nëse të gjithë deputetët e pasojnë Haradinajn, atëherë ato ulëse shpërndahen nëpër partitë tjera që kanë koeficientin më të lartë në zgjedhje dhe kështu shumica e këtyre ulëseve shkojnë tek koalicioni PDK-LDK”, tha Krasniqi në Klan Kosova.