Ja çfarë leksioni mban profesoresha greke për shqiptarët e Greqisë (Video)

Kompleksi i shumëpërfolur i largimit dhe marrëdhënieve jo shumë të afërta mes Greqisë dhe Shqipërisë nuk shihet në këtë ligjeratë të cilën kjo profesoreshë greke mban para studentëve.

Lajme

03/09/2015 14:23

Maria Efthimiou, një profesoreshë e Historisë në Universitetin e Athinës, e vlerësuar me çmim nderi nga presidenca greke e angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në mjedise të shumta, jep këtë leksion për arvanitasit në Greqi.

Ajo flet për rolin e tyre gjuhën Efthimiou dhe faktin se shqipja asokohe në Greqi ishte gjuhë vendi në disa rajone, ku një moment mjaft interesant është hapja e shkollave greqisht për fëmijët arvanitas në ishullin e Specës, ku një prej mësuesve shkruan se “ndërkohë që mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”. “Mësova shqipen në mënyrë që t’u mësoja greqishten”, vijon më poshtë ky moment.

Në dritën e debateve të fundit mes vendeve fqinje  është mirë që ky afrimitet historik, që i bën shqiptarët dhe grekët më shumë sesa fqinj të zakonshëm, të lexohet pa komplekse dhe mëri, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Leksioni është me titra anglisht ndiqeni….

YouTube player