Ja arsyeja pse s’duhet ta pini kafen në lokale ku dëgjohet muzika

A mundet që kafja juaj e përditshme të rris rrezikun që ju të shurdhoheni? Ekspertë paralajmërojnë se kafeina mund të ndikojë në humbjen e dëgjimit

Lifestyle

10/12/2016 20:41

Kur ju e keni ekspozuar veshin ndaj zhurmave të forta, ky organ do rreth 72 orë që të shërohet. Por nëse ju konsumoni kafe gjatë kësaj kohe, rreziku që të dëmtoni dëgjimin është i madh.

Sipas një studimi nga Universiteti “McGill”, konsumi ditor i kafes në ambiente me zhurmë, e sidomos në ambiente me muzikë të lartë mund t’ju rrezikojë.

“Hulumtimi ynë ka konfirmuar se ekspozimi ndaj zhurmave të forta shoqëruar me konsumin e përditshëm të 25mg kafeinë pati një ndikim të qartë negativ në dëgjimin e pacientëve,” thotë Dr Faisal Zawawi, Otorinolaringolog dhe anëtar i shkencave në Universitetin “McGill”. /tvklan.al