Ivo Sanader lirohet sot nga burgu

Një panel i gjyqtarëve të Gjykatës se Qarkut në Zagreb, kanë nxjerr një vendim për lirimin e Ivo Sanader nga paraburgimi, shkruajnë mediat kroate.

Lajme

25/11/2015 12:49

Vendimi është marrë pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi të martën se Gjykata Supreme në mënyrë të paligjshme ia kishte zgjatur dënimin me paraburgim Sanaderit, duke prishur kështu aktgjykimin e shkallës së parë në rastin e medias Fimi, të marrë me 30 shtator të këtij viti, transmeton lajmi.net.

Portalet kroate raportojnë se Sanader pa ndonjë kush ose masë tjerë do të lirohet sot nga burgu. (lajmi.net)