Iu gjetën armë dhe fishekë në makinë, 4 të rinj në pranga

Policia e Fierit ka arrestuar katër të rinj, pasi në makinën me të cilën po udhëtonin u gjetën armë zjarri pa leje.

Lajme

10/04/2016 11:08

Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë shtetasit, Aleks Pashaj, 23 vjeç, banues në Durrës, Enea Kolaj, 26 vjeç, Marineo Qypi, 18 vjeç dhe E. D., 17 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në vendin e quajtur “Safari”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa “AA 588 GA”, në posedim të shtetasit Aleks Pashaj, në të cilin udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një silenciator “Z Stava”, një pistoletë “Berreta Gordone”, një pistoletë “Bruni” model 92, si edhe dy krehra pistolete”, thuhet në njoftimin e policisë së Fierit.