ItalI, gjenden 217 kufoma migrantësh

Autoritetet italiane kanë gjetur 217 kufoma migrantësh të cilët kanë vdekur gjatë fundosjes së anijes në brigjet e Libisë në mars të vitit të kaluar.

Bota

09/07/2016 15:20

Siç theksohet nga flota italiane, vetëm 28 persona kanë mbijetuar në këtë fatkeqësi gjatë krizës më të madhe të migrantëve që goditi Evropën. Në momentin kur anija filloi të fundoset, në të gjendeshin rreth 700 migrantë.

Pjesët e anijes së fundosur gjatë javës së kaluar i nxorën pjesëtarët e flotës italiane me ndihmë të robotit dhe u transferua në bazën detare Melilli në Sicili. Për shumë kufoma ende vazhdojnë kërkimet, transmeton AA.

Mijëra migrantë kanë humbur jetën në Mesdhe si pasojë e varkave dhe anijeve të mbimbushura, duke ikur nga vendet e varfëra dhe të përfshira nga lufta.