Isufi: Nuk është protestë për AAK-në, por për Kosovën

​Nënkryetar i Aleancës Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka ftuar qytetarët e vendit pa dallime partiake t’i bashkohen thirrjes së sotme në kundështrim të marrëveshjeve mbi demarkacionin dhe Asociacionin.

Lajme

14/05/2016 10:59

Në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, Isufi ka deklaruar se edhe pa Vetëvendosjen, protesta do të jetë paqësore dhe masovike.

“Protesta e sotme, nuk është protestë për AAK-në, por për Kosovën. Të mos bashkohesh në një protestë kundër të keqes, do të thotë mohim i të ardhmes tënde.”-deklaroi Ahmet Isufi. Isufi duke folur më tej, ka siguruar se protesta është paralajmëruar tek organet e rendit dhe të tjera që janë përkatëse dhe se bëhet fjalë për protestë qytetare, dinjitoze e cila do të kaloi pa incidente dhe dhunë. Kjo është forma më qytetare e një kundërshitmi thotë ai. “Sa herë që vendet janë në rrezik, në rastet kur qeveritë e tyre gabojnë, qytetarët janë ata të cilët korrigjojnë. Andaj edhe protesta e sotme është kjo.”-ka përfunduar Ahmet Isufi.

Partitë opozitare AAK dhe Nisma, orën 14:00, kanë ftuar protestë gjithëpopullore n ë kundërshtim të marrëveshjeve qeveritare, të cilat opozita i quan të dëmshme dhe të rrezikshme për vendin.