Isufi: Demarkacioni na lë me konflikt (Video)

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, thotë se si opozitë do të vazhdojnë të kundërshtojnë marrëveshjen aktuale të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Lajme

23/05/2016 23:08

“Kemi të bëjmë me reagim të qytetarëve të asaj zone dhe janë shumë qytetarë që po e kundërshtojnë. Është dëmtim i interesit shtetëror dhe po ashtu lë edhe konflikt. Nuk e dimë pse kjo ngutje nga presidenti, kryeministri dhe nga kjo Qeveri e kriminalizuar”, ka deklaruar Isufi në emisionin “Kontakt”, me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel.

Ai konsideron se duhet të bëhet rishikim i marrëveshjes së demarkacionit.

“Meqë Mali i Zi po ofrohet për rishikim, pse këta po këmbëngulin. Kjo të bënë me dyshua”, ka thënë ai.

Në rast që kjo marrëveshje – siç është në versionin e tanishëm – shkon në Kuvend, Isufi thotë se do ta kundërshtojnë në mënyrë demokratike, pasi nuk dëshirojnë ta dërgojnë vendin në konflikt.

“Çdo deputet që e donë vendin e vet duhet ta dijë që fëmijëve të tyre do t’ju lënë konflikt”, ka thënë ai.

YouTube player