Istogu voton nesër për të tretën herë

49 mijë e 150 votues do të mund të votojnë nesër në Istog.

Lajme

16/12/2017 22:14

 

Qytetarët votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime, ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se tashmë gjithçka është gati për ditën e nesërme.

Ky do të jetë votimi i tretë për qytetarët e Istogut, pasi në dy herët e kaluara ka dështuar të zgjidhet i pari i kësaj komune.

Në zgjedhjet lokale me 22 tetor asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të marrë mbi 50% për votave, ndërsa votimi në balotazh është anuluar për shkak të dyshimeve se ka pasur manipulime të votave me postë.

Nesër forcat në votime do t’i masin Gani Deshaj i AAK-së dhe Haki Rugova i LDK-së. /Lajmi.net/