Istog: Vdes një person në aksident trafiku

Dje në Fshatin Veriq të Istog ka ndërruar jetë një person, shofer i njërit prej automjeteve të aksidentuara.

Lajme

24/02/2016 15:31

Sipas policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë “Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile me ngasës një mashkull dhe një femër K/Shqiptare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi mashkull, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor” njofton lajmi.net

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Lajmi.net