Ismet Beqiri propozoi vetën kandidat për kryetar të Prishtinës!

Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ishte emri më i përfolur ditët e fundit si kandidati më potencial nga LDK për kryetar të Prishtinës.

Lajme

15/08/2017 16:12

Lajmi.net merr vesh se ish-kryetari i Prishtinës, Beqiri e ka propozuar vetën të jetë kandidatë për kryetar të Prishtinës, mirëpo ende nuk ka marr konfirmim nga partia.

Degët e LDK-së në Prishtinë sot mblidhen për të vendosur për emrin e partisë për të parin e kryeqyteti, e më pas merret vesh se a do e përkrahin vetpropozimin e Beqirit.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me Beqirin mirëpo nuk është lajmëruar.

Emra që janë përfolur për kandidatë për kryetarët të kryeqytetit nga LDK janë: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiur, Petrit Gashi, Ismet Beqiri, Arban Abrashi. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

LDK sot vendos për kandidatin që synon kreun e Prishtinës, kush do jetë?