Ismaili publikon shtretërit e vjetër në QKUK: Të gjithë do t’i ndërrojmë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i ka publikuar disa fotografi të cilat tregojnë gjendjen e rëndë të shtretërve në  QKUK.

Lajme

09/10/2018 15:10

Ismaili ka bërë të ditur se disa nga këta shtretër nuk janë ndërruar nga viti 1983.

Megjithatë, ai ka treguar se këtij problemi shumëvjeçar, i ka ardhur fundi me këtë qeverisje.

Sipas tij, brenda pak ditësh në QKUK do të vijnë qindra shtretër të rinjë të pajisur me dyshekë të denjë për qëndrim të qytetarëve.

“Disa nga këta shtretër të cilët po i shihni në këto fotografi në QKUK, janë nga viti 1983. Fatkeqësisht për vite me radhë qytetarët tanë janë ballafaquar me këso lloj kushtesh nëpër disa klinika. Por ashtu siç po u vjen fundi shumë parregullsive të tjera, edhe gjendjen me shtretër do ta rregullojmë. Shpejt do të vijë edhe kontingjenti i parë me qindra shtretër të pajisur me dyshekë të denjë, për qëndrim të qytetarëve tanë. E dimë qe kemi ende sfida, por një nga një do t’i trajtojmë për një sistem shëndetësor cilësor me qendër qytetarin”, ka shkruar ministri Ismaili./Lajmi.net/