Ismaili: Kemi numrin më të madh të asamblistëve, do të fitojmë në Prizren

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se Kosova ka përmbyllur një proces të rëndësishëm demokratik.

Lajme

20/11/2017 18:00

Sa i përket rezultatit, Ismaili ka treguar se PDK-ja ka më së shumti asamblist në nivel vendi dhe më së shumti votë direkte.

Madje, ai ka thënë se edhe sa i përket numrit të votave, PDK qëndron mirë.

“Ne kemi numrin më të madh të asamblistëve në nivel vendi, që tregon se PDK ka përfaqësimin më të madh në nivel komunal. Kurse, sa i përket balotazhit, aty kanë vendosur pazaret politike, të cilat jo domosdoshmërisht tregojnë forcën e një partie”, ka thënë Ismaili.

Më tutje, Ismaili ka thënë se PDK do të fitoj edhe në Prizren.

“Prizrenin do ta marrim. Kemi dhënë oferta shumë të mira. Në bazë të trendit të votave me kusht PDK-ja do të fitoj edhe në Prizren”, ka thënë ai.