ISIS vret edhe një homoseksual në Siri duke e hedhur nga çatia (Foto)
Shteti Islamik ka lëshuar fotografi të reja tronditëse duke e vrarë një homoseksual.
Bota
Viktima është vrarë duke u hedhur nga një çati dhe qëlluar me gurë.
Pas një gjykimi në një gjykatë të Shtetit islamik, ai u dërgua në çatinë e një ndërtese dhe u hodh përpara një turmë e madhe që ndodhej poshtë.
Akt i tmerrshëm u krye në Tel Abiad, në Siri, transmeton lajmi.net.
Ky nuk është rasti i parë që Shteti Islam ka publikuar foto të vrasjeve të tilla.
Një tjetër burrë i akuzuar për kryerjen e akteve homoseksuale, u hodh nga e njëjta ndërtesë muajin e kaluar. (lajmi.net)